Formula 1 nën atmosferën e protestave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2013, 11:36
Mbetet i lartë tensioni në Bahrein në vigjilje të Çmimit të Madh të Formula 1, i cili është programuar të zhvillohet këtë fundjavë. Manifestues shiitë kanë protestuar dhunshëm kundër qeverisë sunite duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.Por për zhvillimin e garës ose jop në fundjavë, të paktën deri tani, nuk ka asnjë informacion si nga FIA ashtu edhe nga organizatorët e Bahreinit.Kujtojmë që Bahrein është në kalendarin e Formula 1 që prej sezonit 2004. Gara e parë në këtë cirkuit është fituar nga Michael Schumacher ndërsa e fundit nga Sebastian Vettel.