Pelegrini, emri i radhës në listën e Chelsea për të drejtuar skuadrën

Pas zhgënjimeve të shumta në këtë edicion ku i vetmi kompeticion në të cilin londinezët e Chelsit mund të fitojnë një tro është Europa Ligë drejtuesit e skuadres po mendojnë një revolucion që fillon pikërisht nga ndërrimi i trajnerit. Benitez nuk garanton një të ardhme për ekipine Bluve Abramoviç, ndërsa ky i fundit po mendonë që tani të gjejë njëriun e denjë për të rikthyer skuadren drejt triumfeve. Sipas mediave Britanike bëhet e ditur se listes së emrave për të marrë drejtimin e klubit Londinez i është shtuar së fundmi edhe emri i teknikut të Malagës, Manuel Pelegrini. Drejtuesit e Chelsit thuhet se kan filluar bisedimet me teknikun Kilen, duke e përfshirë atë në listën e kandidatëve të shumtë për tu ulur në stolin e Bluve në fund të këtij sezoni, pasi largimi i trajnerit të përkohshëm, Rafel Benitez është mëse i sigurt. Ndërsa sipas mediave spanjollebëhet e ditur se, përfaqësuesit e Pelegrinit kanë kontaktuar me drejtuesit e londinezëve dhe bisedimet janë në një fazë të avancuar.Trajneri 59 vjeçar është një nga më të vlerësuarit në skenën evropiane, pas asaj që ka bërë me Malagan, duke e drejtuar deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe duke qenë shumë afër një kalimi historic në gjysmëfinale ndaj Borusia Dortmund.Menaxheri i këtij të fundit, Hesus Martinez, ka zbuluar se për të marrë trajnerin nga Malaga, duhet paguar më parë klauzola e largimit të tij. "Manuel ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2014 dhe një klauzolë largimi prej 3.5 milion eurosh. Nëse presidenti I chelsit e dëshiron në skuadër ai duhet të paguaj kaluzolen pai Pelegrini nuk largohet pa arritur marrveshjen me klubin, tha ai duke vështirsuar kalimin e tij në Londer.  Ajo që favorizon largimin e Pelegrinit nga ekipi spanjoll është fakti se UEFA ka penalizuar klubin me mosluajtjen në Ligën e Kampioneve në sezonin ardhshëm për shkak të thyerjes së rregullores së Fair Play Financiar.