Stramacioni: Roma e meritoi fitoren, për të ardhmen vendimi në fund të sezonit

Humbja e mundësisë së vetme për të shpëtuar një sezon të dështuar nuk është pritur aspak mirë në kampin zikaltër dhe veçanërisht nga trajneri Stramcioni i cili duket i dorëzuar përballë faktit se Interi i tij mund të kishte bërë më mirë në këtë sezon. Në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë dhe Strama i dha lamtumirën një tjetër objektivi të rëndësishëm për klubin ndërsa trajneri Stramaçioni ka bërë të qartë pas ndeshjes se dëmtimet dhe mungesa e disa lojtarve të rëndësishem kanë ndikuar shumë në ecurin negative të Interit gjatë këtij sezoni."Ne jemi penalizuar shumë nga dëmtimet këtë sezon. Ndaj Romës nuk kishim çfarë të bënim më shumë pasi me 15 lojtarë që nuk mund të luanin pritej një eliminim nga Kupa. Unë dua të falenderojë lojtarët e mi pasi dhanë maksimumin dhe çdo gjë që kishin mundësi në fushën e lojës. Më shumë nuk mund të bënim, pasi kjo është një periudhë shumë e vështirë për ne. Roma e meritoi më shumë kualifikimin në finale, po të shihen të dy ndeshjet", pranoi ai, duke pohuar njëkohësisht se në fund të sezonit do të ketë një takim me presidentin Morati për të diskutuar të ardhmen e tij."Unë kam dhënë gjithmonë maksimumin duke vënë edhe veten në rrezik. Do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë deri me 30 Qershor. Më pas do të jetë presidenti që do të më tregojë se si do të jetë e ardhmja. Ai do të vendosë nëse jam ende trajneri i Interit, më pas le të dalin me qindra emra për të më zëvendësuar", deklaroi Stramaçioni duke qenë I bindur se deri në fund ka besimin e klubit për të qendruar.Edhe vetë Morati e ka marrë me sportivitet humbjen duke lënë të kuptohet se kaq ishin forcat e skuadres së tij. Por nuk harron të premtojë se në sezonin e ardhshëm do të ketë një projekt të ri por pa shpjeguar nëse Stram do të vijojë të drejtojë ekipin Zikaltër.