Drejtuesit e Juventusit në Spanjë për të biseduar me Katalanasit për Sanchez dhe David Villa

Lajmi i të përditëshmes sportive Katalanase "Sport" se Barcelona ka vendosur tashmë të shesë Alexis Sançez dhe David Vila që në merkaton e ardhshme verore, ka vënë në lëvizje drejtuesit e Juventusit që pas arritjes së marrëveshjes me Samsung kërkojnë blerje të mëdha në merkato.Përsa i përket sulmuesit kilen, të blerë nga Udinese në vitin 2011 për 37 milionë euro, Barça është e zhgënjyer nga niveli i treguar në "Camp Nou" dhe tashmë dëshiron që ta sitemojë te një skuadër e cila është në gjendje të paguaj kartonin e lojtarit.Sanchez nuk ka arritur asnjëherë që të jetë një titullar i padiskutueshëm në ekip dhe në këto kushte, drejtuesit e ekipit "blaugrana" janë gati të dëgjojnë oferta për të.Sipas "TuttoSport", Juventusi është pretendenti kryesor për të marrë shërbimet e bomberit kilen. Sipas kësaj të përditshme Torineze shumë pranë klubit bardhezi thuhet se drejtuesit e Zonjës janë gati të ofrojnë 25 milionë euro për futbollistin, por janë edhe disa klube të tjera italiane që po ndjekin me vëmendje situatën. Kjo e fundit ka bërë që drejtues të "Zonjës së Vjetër" të fluturojnë drejt Spanjës për të bërë të mundur arritjen e akordit me Barcelonën për të dy sulmuesit.Kujtojmë që për Sanchez interesohen edhe Bayern Munchen e Inter, ndërsa për Villan interesohen dy klubet e Premier League: Arsenal dhe Liverpool.