Mattia Destro: I lumtur që i shënova Interit

Dy golat e Mattia Destros i dhanë fund shpresave të Interit për të shpëtuar sezonin, dhe për sulmuesin hakmarrja ndaj ish ekipit të tij u servir në mënyrën më të mirë.Lojtari që u shit nga zikaltërit për të blerë Ranocchian nga Genoa, nuk pendohet aspak madje i gëzohet golave në "San Siro".Në një intervistë për të përditshmen “La Gazeta dello sport”, lojtari i talentuar që konsiderohet në Itali si një talent i së ardhmes së futbollit Italian, ka rrëfyer emocionet e veçanta që i ka dhuruar shënimi i golave pikërisht kundër ish skuadrës së tij: "Kisha shumë dëshirë të shënoja sepse mungoja prej 2 muajsh. Golat e realizuar ndaj Interit janë një shenjë e mirë për mua për t'iu bërë të qartë atyre se kanë bërë një gabim të madh që më lanë të largohesha. Vëndimi që unë të largohesha nga Milano ishte i drejtuesve të Interit, të cilët tashmë e pësuan gabimin që bënë. Më vjen keq për tifozët por unë ndihem i lumtur që u hakmorra ndaj tyre duke ju shënuar dhe duke i eliminuar nga kompeticioni. Tani na prêt një finale e madhe dhe shumë e rëndësishme me Lazion ndaj ne jemi të motivuar që të fitojmë trofeun këtë sezon. ", tha sulmuesi i Romës që mbrëmë ishte në një formë perfekte.Sulmuesi mori komplimentat e ekipit për ndeshjen, ndërsa Andreazzoli e vlerësoi si më të mirin e sfidës me Interin.