PSG dështon edhe në Kupën e Francës, eleminohet nga Evian
Pas eliminimit në Chempions Ligë përballë një skuadre me emër si Barcelona, PSG ka pësuar një tjetër zhgënjim në Kupën e Francës. Kryeqytetasit janë eleminuar nga një Evian modest i cili kaloi në gjysëmfinalen e Kupës së Francës, duke eliminuar ekipin e milionave me penallti 4-1 pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. Deçizive ishin gabimet e Tiago Silvës dhe Zlatan Ibrahimoviç nga pika e penalltive ndërsa Parizienët pësojnë në pak ditë eliminimin e dytë pas largimit edhe nga Champions League.Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Pastores që në minutën e 8-të, të besuarit e teknikut Italian Ancheloti, nuk arritën të administronin lojën pasi vendasit gjetën golin e barazimit në fundin e 45 minutave të para. Në pjesën e dytë edhe pse rastet nuk munguan, rezultati mbeti i njëtë dhe ndeshja kaloi në kohën shtesë. Edhe në shtesë nuk pati fitues dhe gjuajtja e 11- metërshave mbeti alternativa e vetme për të përcaktuar ekipin që do të kalonte në Gjysmëfinale.Nga pika e bardhë e penaltisë vendasit e Evina u treguan më të saktë, ndërsa për PSG humbin 11-metërshat dy blerjet e mëdha të merkatos së verës së kaluar, Ibrahimoviç dhe mbrojtësi brazilian Tiago Silava, duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni. Tashmë objektivi i vetem i kryeqytetasve ka mbetur fitimi i titullit kampion në Francë.Këtë mesjavë në Francë janë luajtur edhe ndeshje të tjera të vlefshme për Kupën, ku në fazën e çerekfinaleve kanë kaluar edhe ekipe si Bordo, Lorien dhe Troua.