Milan, Inter dhe Real, në garë për talentin e Sevillas Kondogbia
Milani dhe Interi kalojnë Realin në luftën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Sevilas, Geoffrey Kondogbia, një prej futbollistëve më shpresëdhënës të moshës së tij.19-vjeçari francez, i cili i është këshilluar Realit prej qendërmbrojtësit Raphael Varane, ka bindur drejtuesit madrilenë për potencialin e tij.Megjithatë, një burim i brendshëm, tha të Martën për të përditshmen sportive "AS" se ndërsa Reali ka ofruar tetë milionë euro, dy skuadrat milaneze kanë përmirësuar sakaq ofertën e tyre.Sipas këtij burimi, Milani është i pari në listën e blerësve potencialë, pasi ka ofruar për lojtarin 12 milionë euro neto. Nga ana e tij, Interi ka paraqitur një ofertë prej 10 milionë eurosh, plus 30% të vlerës së futbollistit, në një shitje tjetër që mund të ndodhë në të ardhmen.Një prej futbollistëve më të vlerësuar të Seviljes, 19-vjeçari ka me klubin e tij aktual një klauzolë shitje të fiksuar në 20 milionë euro.Deri në merkaton e verës mbetet për tu parë se cili nga tre klubet legjendare do të bindin talentin e të ardhmes për ta bërë pjesë të tyre. Milan që ka një projekt për të ndërtuar një skuadër të re dhe të denjë për të ardhmen, duket se ka gjetur lojtarin e duhur për mesfushën pasi së bashku me eksperiencën e Montolivos, Kondobia mund të rrisë nivelin e lojës së kuqezinjve në repartin e mesfushës. Ndërsa inter e sheh talentin francez, një kopje perfekte me të riun Kovaçiç. Përsa i përket madrilenëve, blerja e të riut francez shihet si alternativë për të zëvendësuar Alonson në repartin e mesfushës.