Premier League, ndalet United, fitojne City dhe Chelsea
Kampionati Anglez ka luajtur mbrëmë disa ndeshje të prapambetura ku bie në sy barazimi i Mançester Junajtid kundër Uest Hem me rezultatin 2-2.Ekipi i drejtuar nga Aleks Ferguson nuk ka shfaqur dot formën e javëve të fundit dhe është detyruar dy herë të rikuperojë disavantazhin pas golave të vendasve.Vaz Te dhe Diame ishin autorët e golave për Uest Hem, ndërsa Valencia dhe Van Persi kanë shënuar golat e barazimit për Djajtë për të mos dalë të mundur nga udhëtim në Londër, ndonëse duhet thënë se goli i holandezit në minutën e 77-të erdhi pas një pozicioni jashtë loje të këtij të fundit.Ndërkohë, Mançester Siti ka ngushtuar diferencën me Juanitit, pasi ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Uiganit, skuadrës që do të ketë si kundërshtare në finale e FA Cup. Ekipi i Mançinit ka marrë tre pikët e radhës, falë një goli të Tevez në 7 minutat para përfundimit të lojës.Një fitore e rëndësishme në ndeshjet e luajtura mbrëmë ka qenë ajo e e Çelsit përballë Fullhem me rezultatin e pastër 3-0, ku mbresëlënëse ka qenë paraqitja e mbrojtësve të bluve. David Luiz ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa më pas ka qenë Xhon Terri që ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës për të vulosur rezultatin 3-0 që kthen përsëri ekipin e tij në vendin e tretë në renditjen e kampionatit. Pas eleminimit nga FA Cup objektivat e londinezve janë që të fitojnë Europa Ligën dhe të mbrojnë vendin e tretë në renditje, ku janë në një garë të fortë me dy skuadrat e tjera Londineze, Arsenal dhe Totenham.