Laçi – Bylis, finalistët e Kupës së Shqipërisë
Laçi-Bylis, është finalja e 61-të e Kupës së Shqipërisë, që do të luhet në 15 Maj në stadiumin kombtarë “Qemal Stafa”.Dy skuadrat bëjnë historinë, duke arritur për herë të parë në finalen e kompeticionit të dytë kombëtar për nga rëndësia. Kurbinasit pas barazimit 0-0 në takimin e parë kanë kanë mundur në shtëpi Kukësin me rezultatin 2-1 në gjysëmfinalen e kthimit, ndërsa Bylisi ka gjunjëzuar kampionët e vendit në fuqi me një eurogol të Julian Gërxhos pasi ndeshja e parë kishte dalë barazim 1-1.. Dy skuadra të vogla në emër, por që luajnë një futboll të bukur e rezultativ, do të diskutojnë kështu fitimin e këtij trofeu, duke nxjerrë jashtë loje dy skuadra si Skënderbeu dhe Kukësi që mbajnë aktualishtë vendin e parë dhe të dytë në renditjen e Kampionatit Shqiptar, ndërsa kanë edhe financa shumë më të forta se sa dy finalistët zyrtarë të këtij edicioni. Uqërit e Dëborës kanë dështuar edhe këtë radhë për të fituar tripletën e trofeve, ndërsa Kukësit i mbetet të sigurojë pjesmarrjen në Kupat e Europës përmes kampionatit, pasi aktualisht janë në vendin e dytë.Si asnjëherë në futbollin shqiptar, adhuresit e futbollit këtë vit kanë mundësinë që të shijonë një finale krejtësishtë me emra të rinj, ndryshe nga vitet e tjera ku jemi mësuar të shohim në finale emra si Tirana, Vllaznia, Partizani, Dinamo opo edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit shqiptarë.