Inter - Roma për një biletë për finalen e Kupës së Italisë

Një ndeshje që mund të vlejë sa një sezon i tërë.Inter dhe Roma do të luajnë sonte në orën 21:00 në San Siro, aktin e dytë të gjysëmfinales së Kupës së Italisë, ku puna më e vështirë i takon zikaltërve pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë të shvilluar në kryeqytetin Italian. Pas kualifikimit të Lacios në Finale e cila eliminoi Juventusin, radhën për të përcaktuar çiftin finalist e ka përballja mes kryeqytetasve dhe zikaltërve. Skuadra e Andreacolit duket se është me pranë kualifikimit për në finale pasi përveç avantazhit në ndeshjen e parë do të ketë përballë një Inter të përgjysmuar dhe me shumë mungesa kryesore. Trajneri i verdhekuqve pritet që në këtë superpërballje ti besojë në tredhëmbëshin e sulmit me Destro, Totti dhe Lamela. Ndërsa nga ana tjetër Stramaçoni do të përballet këtë takim me disa mungesa të rëndësishme sidomos në repartin e sulmit ku i vetmi sulmues në dispozicion është veterani Tomazo Roki, që do të mbështetet nga argjentinasit Alvarez dhe Skelotto.Interi pritet të hedhë në fushën e lojës formacionin: 4-2-3-1.Në portë:  Handanoviç, në mbrojtje: Xhonatan, Ranokia, Samuel, dhe Zanetti, në qendër të mesfushës: Kambiaso dhe Kuzmanoviç, ndërsa treshja  Skelotto,  Kovaçiç dhe Alvares pritet të mbështesin në sulm veteranin Roki.Në kampin tjetër kryeqytetasit pritet të përgjigjen me formacionin : 4-3-2-1.Në portë: Stekelenburg, në mbrojtje: Piris, Kastan Markuinjos, dhe Torosidhis, në mesfushë: Bradley, De Rosi dhe Florenci, ndërsa në sulm do të jetë treshja Lamela, Destro dhe kapiteni legjendarë Totti.Ky takim do të luhet sonte në orën 21 në stadiumin "San Siro", ndërsa do të drejtohet nga arbitri Bergonzi.Barazimi në këtë takim shihet si më i mundshëm nga kompanitë e basteve të cilat kuotojnë me koefiçentin 3 barazimin, 2.5 fitoren e Interit dhe 2.6 fitoren e Romës.