Igli Tare kërkon të shqiptarizojë Lazion

Mario Morina apo Granit Xhaka janë lojtarët shqiptarë të përfolur që kërkohen nga Lazio për shkak se Igli Tare i njeh mirë aftësitë e tyre, ndërsa emri i radhës për merkaton e bardhekaltërve është Valon Berisha.Ndryshe nga dy të tjerët, që kanë lindur në troje shqiptare, 20-vjeçari Valon Berisha ka lindur në Norvegji nga prindër kosovarë dhe mbron ngjyrat e këtij vendi. Talenti i tij ka tërhequr vëmendjen e klubit Italian ndërsa në verë pritet një kalim i tij në radhët e ekipit kryeqytetas.Nëse në rastet e tjera, lojtarët shqiptarë janë sugjeruar nga Igli Tare pasi i njeh mirë, Valon Berisha pëlqehet shumë nga Vladimir Petkoviç dhe është pikërisht tekniku që i ka kërkuar Tares të nisë negociatat me Salzburg për mesfushorin 20-vjeçar i cili mund të luaj edhe si sulmues krahu.Kartoni i tij vlerësohet me 4.5 milionë euro nga austriakët por Lazio duhet të bëjë kujdes edhe nga konkurenca e Borussia Munchengladbach që prej kohësh ndjek mesfushorin e Kombëtares Norvegjeze.Po të shtojmë këtu dy shqiptarët që aktualisht luajnë te Lazio: Lorik Cana dhe Foto Strakosha, në rast se do të vijnë edhe shqiptarë të tjerë atëherë numri i tyre në Romë dhe Serie A do të shtoheshin kjo falë edhe strategjisë së ish bomberit kuqezi për të ofruar sa më shumë shqiptarë, jo vetëm te Lacio por edhe në kampionatin Italian.