Kombëtarja e femrave në Grup, "Ferri" për eliminatorët e botërorit "Kanada 2015"
Pas kualifikimit historik për në eliminatoret e një botërori, kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të radhës.Shorti i hedhur nuk ka qenë shumë me fat për ekipin kombëtar të femrave, pasi u ka rezervuar kundërshtarë me traditë në futbollin femëror dhe aspak të lehtë. Ky parashikohet një test i vështirë për kombëtaren shqiptare që është relativisht e re në këtë fazë të eiliminatorëve.Kombëtarja jonë e femrave që drejtohet nga tekniku Altin Ralklli, ish futbollist i kombëtares, ndodhet në grupin 5 dhe do të ketë përballë skuadra me emër si Holanda, Norvegjia, Belgjika, Portugalia dhe Greqia. Trajneri Raklli dhe stafi drejtues pranojnë vështirsitë e rivalitetit në grup, ndërsa theksojnë se do të bëjnë të pamundurën për të arritur rezultate sa më të mira. Faza e eliminatoreve përbëhet nga 7 grupe ku marrin pjesë 42 ekipe kombëtare.Ndeshjet e para luhen në datat 20 dhe 21 Shtator të këtij viti, ndërsa e gjithë kjo fazë përfundon në mesin e Shtatorit të vitit të ardhshëm.7 skuadrat që renditen të parat në grupet respektive kalojna direkt në finalet e Botërorit "Kanada 2015", ndërsa katër skuadrat më të mirat që renditen në vendin e dytë do të luajnë me njëra-tjetrën në Pley-Of, ku do të përcaktojnë edhe dy ekipe të tjera që do të udhëtojnë drejt Kanadasë për finalet e Kupës së Botës që do të zhvillohen nga 6 Qershor deri më 5 Korrik 2015.