Elbasan, 70 familje pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje urgjente

70 familje në lagjen "Dyli Haxhire" të Elbasanit, prej vitesh kanë probleme me ujin e pishëm. Të ardhur nga zona të thella nga periferia e Elbasanit, banorët e lagjes shprehen të harruar edhe pse janë në një zonë e cila ndodhet shumë pranë qytetit dhe që ka mundësi reale për tu furnizuar me ujë të pijshëm.Mungesa e kujdesit dhe e vëmendjes së pushtetit lokal ka shkaktuar një situatë tepër të ndërlikuar për këta banore më të varfër të qytetit të Elbasanit. Banorët shprehen të indinjuar për harresën e bërë nga pushteti qëndror dhe ai vendor dhe ajo c'ka është më paradoksalja në këtë situatë është se faturat e ujit vijnë c'do fillim muaji për familjet.Tubacionet e ujit të pijshëm janë pothuajse jashtë funksionit dhe janë të ndërtuar që nga koha e komunizmit, duke u bërë kjo pengesë për banorët që të furnizohen normalisht me ujë të rrjedhshëm por edhe shkaktar të përhapjes së infeksioneve të ndryshme që shkaktohen nga mungesa e ujit. Të dëshpëruar e të zhgenjyer gjejnë forcën për të bërë apel për ndihmën dhe kujdesin e organeve kompetente.