Xhamia e Namazgjasë, PDIU përshëndet projektin: Autoritetet të shpejtojnë punimet

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet nisjen e realizimit të kërkesës së kahershme e legjitime të Komunitetit Mysliman Shqiptar për ndërtimin e një xhamie qendrore në Tiranë qe i shërben të gjithë besimtarëve mysliman por edhe kohezionit fetar të kombit shqiptar.Përmes një deklarate, kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi thekson se PDIU dhe ai personalisht e kanë mbështetur gjithnjë këtë kërkesë legjitime dhe nëpërmjet këshilltarëve të PDIU në këshillin bashkiak të Tiranës kanë kërkuar zyrtarisht nisjen e sa me shpejtë te punimeve.Në përfundim të deklaratës PDIU u bën thirrje autoriteteve shtetërore qendrore dhe vendore që të shpejtojnë punimet në mënyrë që ky objekt kulti të vendoset sa më shpejt në shërbim të besimtarëve.Gjatë ditës së sotme, në ditën e lindjes së Profetit Muhamet, në Tiranë u konkretizua projekti më i rëndësishëm për besimtarët mysliman.Kryetari i Komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muça, kryeministri Berisha, kryetari i bashkisë Lulzim Basha kanë firmosur një marrëveshje që i hap udhë nisjes së punimeve për këtë xhami të kërkuar prej 2 dekdash nga myslimanët.Xhamia do të ndërtohet në sheshin e Namaszgjasë dhe kryetari i komunitetit mylsiman Selim Muça e quajti si shprehjen e shpirtit të madh e bujar dhe e sakrificës të besimtarëve myslymanëKryeministri Berisha tha se në këtë ditë, nis ndarja nga qëndrimet paragjykuese të fesë, nga ateizmi që penguan ndërtimin e kësaj xhamie për dekada me rradhë.