Grabitja në Mallakastër, arrestohet një prej autorëve
Arrestohet një prej autorëve të grabitjes së një banese në fshatin Ngracie të Mallakastrës, ku mbeti i vdekur edhe një 21-vjeçar.Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se është arrestuar në Patos 24-vjeçari Roland Zeqiraj i cili së bashku me 4 persona të tjerë tentuan të grabisnin banesën e 47-vjeçarit Ylli Kapllanaj.Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorët e 24-vjeçarit të cilët janë Olsian Çela, Eridion Danaj dhe Jurgen Cako.Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin gjatë orëve të vona të së premtes ku 5 personat kishin shkuar të grabisnin shtëpitë në fshatin Ngracie të Mallakastrës pasi banorët ishin larguar si pasojë e rrëshkitjeve të dheut.Ata kanë hyrë për të vjedhur në shtëpinë e Ylli Kapllajnat por i zoti i shtëpisë ka reaguar duke qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe për pasojë mbeturi i vrarë një prej grabitësve dhe pikërish 21-vjeçari I.Allushaj.Menjëherë pas vrasjes së 21-vjeçarit, i zoti i shtëpisë ka lajmëruar forcat e policisë të cilat kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.