Biblioteka në Fier, ulet interesi i lexuesve, shkak literatura e varfër
Mungesa e fondeve ne bashkine e Fierit ka shkaktuar pasoja edhe në fondin e librave të bibliotekës publike në këtë qytet.Pjesa më e madhe e literaturës së ndodhur në raftet e kësaj biblioteke është e para viteve 90 çka sjellë edhe uljen e interesit të lexuesit për këto libra.Ata të cilët e ndjejnë më tepër mungesën e titujve bashkëkohore janë fëmijet të cilët nuk kanë mundësi për të marrë në të kundërt librat elektronik, ashtu siç bëjnë një pjese e adoleshentëve dhe të rriturve.Ky problem evidentohet edhe nga specialitët e bilbiotekës të cilët theksojnë se në këto kushte kur mungojnë fondet për blerjen e titujve të rinj, dhurimet nga autorë dhe shtëpitë botuese janë zgjidhja e vetme. Edhe pse kjo zgjidhje ul ndjeshëm cilesinë e librit që ofrohet për lexuesin.Biblioteka e parë publike në Fier u hap në vitin 1945. Në tërësi kjo bibliotekë ka një fond prej 73 000 titujsh të të gjitha kategorive, duke përfshirë këtu edhe librin antikuar. Ajo ofron për publikun75 vende leximi dhe shënon një frekuentim të rregullt deri në 5700 anëtarë në vit.