Berisha: Zoti e ruajt Shqipërinë nga njerëz si Rama

Kryeministri Sali Berisha ka ftuar sot ndjekësit e tij në Facebook që të sjellin në vëmendje bllokimin që kreu i PS-së, Edi Rama i bëri statusit të vendit kandidat duke mos votuar tre ligjet.Në një mesazh të publikuar në profilin e tij Berisha thekson shqiptarët do të votojnë në 23 qershor për të shembur murin e bllokimit.“Nuk mund te mos ju ftoj miq te dashur qe te mendoni per nje moment bllokimin nga z.Rama te statusit te vendit kandidat per Shqiperine duke mos votuar tre ligjet. Nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptare si ky. 23 qershori po vjen. Shqiptaret do te votojne per te shembur murin e bllokimit per te ardhmen e tyre europiane!” thekson kryeministriMë tej në mesazhin e tij, Berisha riktheson rëndësinë historike që ka marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shton se kjo marrëveshje, dëshmon konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur."Me zbatimin e saj, marreveshja perben bazen e normalizimit te marredhenieve midis ketyre dy shteteve te pavarura dhe çel rrugen qe keto dy vende, por edhe serbet dhe shqiptaret ne teresi, te nisin nje epoke te re ne marredheniet midis tyre, ne interes te te ardhmes se tyre europiane. Marreveshja mes Kosovës dhe Serbisë eshte nje kontribut madhor per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Kosova me kete marreveshje arrin njohjen dhe pranimin e integritetit territorial te saj nga Serbia, por dhe vendosjen e bashkepunimit me kete vend si dhe garantimin e perspektives se integrimit ne BE. Serbia me kete marreveshje shkeputet nga nje trashegimi recente e pafavorshme dhe, siç do te deklaronte kryeministri i saj, ajo do te zgjidhte dhe do te percaktohej per BE-ne dhe te ardhmen e saj europiane. Edhe nje here urimet me te mira per te gjithe ata qe bene te mundur kete marreveshje historike ne interes te shqiptareve, serbeve dhe te te gjithe rajonit” thekson kryeministri.