Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 51-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2013, 18:03
Një person ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në mënyrë aksidentale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një shofer kamioni vinc, përkatësisht Bilbil Lumani, 51 vjeç ka gjetur vdekjen nga rryma elektrike.Mësohet se Lumani ndërkohë po shkarkonte materiale ndërtimi në parcelën e shtetasit Adem Muho, ku gjatë shkarkimit vinçi i kamionit ka takuar me telat e tensionit të lartë që furnizojnë pompat e ujit të pijshëm, cfarë e ka vendosur atë në kontakt me rrymën, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.