PR mbledh Konventën, Mediu: Bashkëpunimi i së djathtës të bazohet në reciprocitet

Konventa e 6 e Partisë Republikane është shtytëzuar nga kreu i saj Famtir Mediu për ti dërguar një mesazh lidershipit demokrat, ti japë kësaj force politike rolin që i takon në koalicion, si partia e dytë më e madhe e së djathtës.“Berisha foli dje për koalicionin e së djathtës, ne kemi qenë gjithmonë pro këtij projekti, por koalicionet duhet të zbatohen në suksesin e përbashkët jo me pazar, ne kemi kërkuar analizën e zgjedhjeve të 2009, Ne jemi partia e dytë më e madhe se së djathtës. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë ta le peng përfaqësimin e PR për cdo lloj koalicionit. Pa një bashkëpunim të mirë të së djathtës dhe vizion të përbashkët kjo fushatë do bëhej e vështirë. Thirrje për PD dh e partitë e djathta, koncepti i koalicioneve mbi atë çka kanë dhënë votuesit” deklaroi Mediu.Duke u ndalur tek bllokimi i KQZ-së, Mediu tha se nuk ka dyshim se ky institucion është politik.“KQZ është komision politik, pasi dhe dorëheqja e anëtarëve socialistë sic thekson qëndrimin politik. Ne kemi kërkuar vetëm zbatimin e ligjit që të jemi në proces zgjedhor dhe të administrojmë votën” tha kreu i PR-së.Gjithashtu Mediu akuzoi edhe opozitën e cila sipas tij duke mos miratuar tre ligjet e kërkuara nga Brukseli bllokoi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.“Për shkak të bllokimit të opozitës, shqiptarët humbën mundësinë për të qënë një hap drejt Bashkimit Europian si dhe do të garantonim qindra milionë euro nga fondet e BE-së. Tani për interesa politike dhe personale, Rama është i gatshëm ti votojë ato”tha më tej ai.Në Konvetën e 6 të PR-së, Mediu tha se prioriteti i partisë që drejton mbetet prona.Ne përfundim te konventes, në të cilën merrnin pjese edhe perfaqesues te strukturave lokale te partisë, perfaqesues te forumeve te rinise dhe gruas të PR-së, u rizgjodh me shumice unanime votash, kryetar i partiezoti.Fatmir Mediu.