PDIU vendos të hyjë në koalicion parazgjedhor me PD-në

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet vendos të hyjë në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike. Vendimi u mor sot nga kryesia e PDIU-së e cila vendosi që që të nisin përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duke pohuar vendosmërinë e rritjes së përfaqësimit parlamentar të PDIU-së në përbërjen e ardhshme të Kuvendit.Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi vlerësoi se prezenca e kësaj force politike në mandatin katërvjeçar të Kuvendit ka ofruar një vizion të ri në politikën shqiptare, duke u paraqitur si partia që nuk bën kompromise mbi çështjen kombëtare.Në mënyrë të veçantë, gjatë bilancit të punës së PDIU, u vlerësua miratimi i Rezolutës për Çështjen Çame, që për nëndë vjet rrinte e fshehur në sirtaret e Kuvendit dhe vetëm fal trysnisë pozitive të ushtruar nga deputetët e PDIU, shqiptarët e Çamërisë dhe të gjithë shqiptarët që mbështesin këtë kauzë kombëtare, mori fuqi ligjore.Në analizën e punës së PDIU, antarët e kryesisë vlerësuan se bashkëfinancimi me qeverinë shqiptarei Varrezave Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer të Sarandës, ka qenë një sukses i të gjithë patriotëve shqiptarë, të cilët mbyllën hesapet me të kaluarën e Çamërisë duke respektuar ata që humbën jetën vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptarë. Kjo, u vlerësua si piknisja e rrugëtimit të gjatë drejt të ardhmes me qëllimin e qartë, rikthimin e shqiptarëve të Çamërisë në trojet e tyre, hapi i parë i së cilës ishte realizimi i rezolutës çame.PDIU në katër vitet e fundit ofroi një fizionomi kombëtare, duke bllokuar tentativat antishqiptare. Shembull i pakontestueshëm i rolit të PDIU u vlerësuan amendamentet në ligjin e censusit, të cilat bllokuan oreksin për rritje artificiale të numrit të minoriteteve në Shqipëri. Këto amendamente i ofruan kombit shqiptar ndalimin e tentativave për të krijuar një shtet multietnik, çka u vlerësua si sukses historik i PDIU.Në vazhdën e bilancit të PDIU-së, u analizua ngritja e një fryme të re në shoqërinë shqiptare dhe u vlerësua roli i PDIU-së për rritjen e patriotizmit. Në këtë suazë, u vlerësua kontributi i PDIU-së në ringjalljen e çështjes çame, e cila sot, në krahasim me katër vite më parë, është në qendër të jetës politike dhe shoqërore në vend dhe me një sensibilizim të pakrahasueshëm ndërkombëtar. Për më tepër, gjatë mbledhjes së kryesisë, u vlerësua konseguenca e qendrimeve të strukturave drejtuese të partisë, të cilat kanë qenë në ballë të betejës kundër marrëveshjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat e ushtarëve imagjinarë të ushtrisë pushtuese greke, marrëveshjes së ujrave, lejimit të hyrjes në Shqipëri të forcave neonaziste greke, ngritjen e zërit për bashkimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, krijimi me VKM i Komitetit të Diasporës, ruajtjen e dinjitetit kombëtar shqiptar dhe të të drejtave të shqiptarëve kudo ndodhen.