Jep dorëheqjen anëtari i PBDNJ-it në KQZ, Jani Jani

Institucioni më i lartë zgjedhor në vend, KQZ hyn zyrtarisht në kaos.  3 ditë pasi deklaroi ngrirjen e marrëdhënieve me KQZ-në, përfaqësuesi i PBDNJ-së në KQZ, Jani jani dha dorëheqjen nga posti i anëtarit të këtij institucioni.Dorëheqjen e tij, Jani e ka vënë në dispozicionin të KQZ dhe për dijeni të Kuvendit duke sqaruar se  vendimi i tij u motivua nga shkarkimi i Ilirjan Muhos në seancën e 15 prillit.Në leter Jani sqaron se dorëheqja vjen si një shenjë solidariteti me dy ish-kolegët e tij të dorëhequr më herët përfaqësues të PS-së në KQZ, Denar Biba dhe Albana Shtylla.Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vetëm 4 anëtare te propozuar nga maxhoranca, duke mbajtuar kështu kuorumi e nevojshëm prej 4 anëtarësh për zhvillimin e mbledhjeve.Në këto kushte mbetet për tu parë qëndrimi që do të ketë PS-ja për anëtarët e saj në KQZ. Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar rikthimin në legjitimitet të këtij institucioni, duke mos dhënë asnjë shenjë për zëvndësimin e shpejtë të tyre në KQZ, pavarërisht se kodi zgjedhor  parashikon zëvenësimin brenda 48 orësh të anëtarit të KQZ-së gjatë periudhës së zgjedhjeve.Zgjidhja e ngërçit në KQZ mund të vijë nga një rikompozim i këtij insticioni me anë të një marrëveshjeje të re politike apo negociata ndërkombëtare.Në rast rikompozimi,përfaqësuesit e djathtë në KQZ duhet të japin dorëheqjen dhe më pas të kalohet në zgjedhje të re të 7 anëtarëve, por me raportet 4 me 3, në favor të mazhorancës.