Pogradeci në pritje të turistëve, nisin përgatitjet për sezonin e ri

Qyteti i Pogradecit në prag të çeljes të sezonit turistik ka filluar përgatitjet për të pritur turistët. Sipas nënkryetarit të bashkisë, Erion Vesho këtë sezon veror rëndësi i është kushtuar pastrimit të bregut të liqenit, mbështetjes së bizneseve hotelerike për të rritur të ardhurat , por dhe për t'ju ardhur në ndihmë turistëve si dhe lirimit të hapësirave publike për qytetarët.Ndryshe nga një vit më parë,ku u publikua harta turistike,risia e këtij viti në qytetin e liqenit do të jetë seti i kartolinave,nëpërmjet të cilave do të synohet publikimi dhe njohja e turistëve me vlerat që mbart qyteti i Pogradecit.Gjithashtu këtë vit synohet gjithashtu që numëri i netëve të qëndrimit për turistët që vizitojnë qytetin e Lazgushit dhe Kutelit të shkojë nga 250 000 që ishte një vit më parë në 300 000,ku bëjnë pjesë dhe turistët e huaj.Sezoni turistik në qytetin e Pogradecit do të çelet në katër maj, më herët se çdo vit tjetër me synimin e vetëm që kete vit të ketë sa më shumë turistë,jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga shtete të ndryshme të botës, për të cilët tashmë Pogradeci është kthyer në destinacionin turistik më të preferuar.