Aleanca Demokristiane, Bushati: Do pyesim anëtarësinë për koalicion

Strukturat drejtuese të Aleancës Demokristiane do të përcaktojnë me votë se me cilin koalicion zgjedhor do të rreshtohen në zgjedhjet e 23 qershorit.Kreu i kësaj force politike, Zef Bushati, tha para delegatëve të kësaj partive se në thelb të programit të saj qëndron ndershmëria dhe lufta ndaj korrupsionit, ndërsa ironizoi edhe koalicionet zgjedhore të realizuar në tavolinë nga krerët e partive të tjera dhe jo përmes vendimarrjes së strukturave të partive politike.