Berisha me sportistët: Status dhe mbështetje për sportistët dhe ekipet më të mira
Kryeministri Berisha ka garantuar sot një vëmendje maksimale ndaj sportit. Ndërsa ka zhvilluar një takim me sportistë në Universitetin e Sporteve në Tiranë, Kryeministri premtoi se do bëhet gjithcka për tu dhënë statusin dhe mbështetjen e merituar sportistëve dhe ekipeve më të mira të sportit.“Do bëjmë gjithcka për tu dhënë statusin, mbështetjen dhe trajtimin që meritojnë sportistëve të elitës. Janë produkt i një seleksionimi dhe një përpjekje shuëm të madhe. Siguroj se zërat e tyre dhe shqetësimet e tyre i dëgjoj. Janë bërë disa hapa, s’mundet që shteti të mos mbëshesë ekipin apo sportistët më të mirë. S’mundet që qeveria të mos mbështesë fuqimisht suksesin e tyre të ardhshëm. Ne duhet të shpalosim dimension të ri në qëndrimin ndaj sportit ku nënkuptoj dhe këtë” tha ai.Berisha tha më tej se strategjia e programit të PD për 4 vitet që vinë do të jetë një subvencionim më i fuqishëm i gjithë veprimtarisë së federatave, ndërsa shtoi se do tu jepet fund disbalancave të financimit mes tyre.“Strategjia jonë do jetë një subvencionim më i fuqishëm i gjithë veprimtarisë së federatave.Mendojmë se shtrirja në gjitha shkollat e vendit, krijimi i palestrave sportive do bëjnë të mundur një pjesmarrje më masive nga e cila do dalin më të mirë. Një mbështetje më e madhe për kampionët dhe më të shkëlqyerit është dhe mbetet objektivi i programit tonë. Ne kemi rritur financimet, por prap smjafton. Ka një disbalancë midis mbështetjes që u jepet federatave dhe kjo disbalancë duhet të marrë fund. Potencialet tona duhet ti kërkojmë dhe ti zhvillojmë në cdo fushë, vecanërisht ku ekziston një traditë e tillë, sic është volejbolli” u shpreh Kryeministri.Kryeministri tha më tej se profesioni i trajnerit duhet të jetë në kornizën e profesioneve të rregulluara. “Lista është në plotësim e sipër, gjykoj se trajneri duhet të jetë në këtë listë përvec peshën specifike që ka roli i tij” deklaroi Berisha.Për Kryeministrin sfidë e radhës mbetet futja e kurrikulës së edukimit fizik në shkolla, ngritja e terreneve sportive, për ta parë sportin jo vetëm si kompeticion gare, por mbi të gjitha ne funksion te një shëndeti dhe cilësie më të mirë jete.Kreu i qeverisë në përgjigje të interesit të sportistëve për të pasur një përfaqësues të tyre në parlament, nuk ka kursyer edhe një batudë për rivalin e tij politik Edi Rama.“Natyrisht që ju ju duhet një sportist në parlament, por sportist, sportist, jo sportist ndërtimi. Fliste për sportin dhe i kishte ndërtuar pallatin në mes të shkollës dhe thoshte që s’është i imi. Ke zënë terrene sportive, s’mund të flasësh për sportin. E dini ju, ata i kanë merak ndërtimin e pallateve”përfundoi Berisha.