Patozi takime në Vlorë: Koalicioni PS-LSI do dështojë në 23 qershor

Numri dy i Partisë Demokratike nga Vlora ka akuzuar opozitën për bllokimin e KQZ-së. Astrit Patozi, nënkryetari i Partisë Demokratike e ka deklaruar këtë në çeljen zyrtare të fushatës elektorale në këtë qytet. Patozi ka shprehur bindjen për fitoren në 23 qershor, pavarësisht tentativave të Partisë Socialiste per te bllokuar KQZ-ne e deri te bashkimet pa fryt në koalicione.Kreu i PD-së se Vlores, Ardi Kollozi, ka shprehur bindjen se kjo trevë do te jete kontribuese e fitores e se tashme fushata e Partise Demoktratike eshte percaktuar si kontakt me cdo qytetar.Me tej takimi ka vijuar me shtrengime duarsh e bashkëbisedime, ku anëtarët e PD-së së Orikumit dhe qytetaret e kësaj zone kane shprehur gadishmërinë për të kontribuar pa kursim në fitoren e Partisë Demoktratike në 23 qershor, me qellim të perfundohet projekti tashmë i nisur nga kjo maxhorancë, “Shqipëria vend i zhvilluar”.