Totozani: Raporti i DASH-it pasqyron me realizëm problemet në Shqipëri

Avokatit i Popullit i ka cilësuar si mjaft të rëndësishme problematikat e ngritura nga raporti i DASH duke theksuar se ato do të jenë prioritet  dhe program pune për këtë institucion.Në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit thekson se raporti I DAHS-it është një dokument pune shumë i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe gjithashtu një kontribut i çmuar për zhvillimin, promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e këtyre te drejtave.“Ne konstatojme se Raporti i Departamentit të Shtetit është një vlerësim dhe analizë e thelluar dhe e vërtetë e gjendjes së të drejtave te njeriut ne vendin tone dhe se ne te gjejne pasqyrim te gjitha problematikat dhe shqetesimet e ngritura edhe nga institucioni yne si gjendja e minoritetit rom dhe atij egjiptian, problemet e personave me aftesi te kufizuar, gjakmarrja dhe pasojat e saj, gjendja e te drejtave te njeriut ne vendet e kufizimit te lirise, te drejta e komunitetit LGBT, dhuna ne familje dhe vecanarisht ajo ndaj grave. Institucioni i Avokatit të Popullit konstaton me kenaqesi dhe ndihet i vlerësuar qe me punen e tij ka sherbyer sin je burim i besueshem informacioni  për prezantimin e situatës të gjendjes të të drejtave të njeriut në Shqipëri” thekson Avokati i Popullit.