Raporterët e KiE-së apel partive:Zgjidhni çrregullimin në KQZ

Dy raporteret e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco i kanë bërë thirrje partive politike në Shqipëri të zgjidhin sa më shpejt çrregullimet që kanë ndodhur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të monitorimit të situatës parazgjedhore në Tiranë, raporterët  theksuan  janë të zhëënjyer për mungesën e progresit për reformat e kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit kandidat“Vizita përkoi në një periudhë të trazuar, organ jo vetëm që duhet të jetë i pavarur, por ka rol vendimtar për organizimin e zgjedhjeve. Nxisim partitë të bëhen bashkë për të zgjidhur çrregullimin që ndikon në funksionimin e KQZ. Këto zgjedhje janë vendimtare për vlerësimin e nevojës për procedurat monitoruese të KE dhe për statusin kandidat të vendit. Është i pakonceptueshëm avancimi për statusin kandidat ndërkohë që vazhdohet me procedurën monitoruese të Këshillit të Evropës. Jemi të zhgënjyer që per ndryshimet legjislative nuk është bërë progres dhe kjo mungesë progresi erdhi kur palwt dukeshin pranë marrëveshjes” theksuan raporterët.Ata kanë theksuar më tej se presin progress nga Shqipëria sa I përket edhe luftën kundër korrupsionit dhe për pavarësinë e sistemit gjyqësor.“Presim progres lidhur me kërkesat e KE për luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Shqetësim për nevojën për e pavarësisë se autoritetit të rregullatorit të medias dhe mbrojtjen e tij nga ndërhyrjet politike ” shtuan më tej raporterët.Ata kanë theksuar se ndodhen në Shqipëri për të monitoruar përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet ndërsa kanë shtuar se raportin do ta paraqesin javën që vjen  në Komitetin Monitorues të Këshillit në Strasburg.“Shqipëria i nënshtrohet procedurës monitoruese të këshillit, roli ynë të vlerësojnë nëse vendi është në gjendje të përmbushë detyrimet e saj, zgjedhje të lira e të ndershme sipas standardeve të kërkuara. Mendojmë se ka një obligim të partive politike për ndërtimin e besimit te popullit për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në qershor. Javën që vjen do tu raportojmë kolegëve tanë për hollësitë për zgjedhjet.Javën që vjen, ne do t'u raportojmë kolegëve tanë në Komitetin Monitorues të Këshillit në Strasburg, për t'iu dhënë atyre hollësi të mëtejshme në lidhje me përgatitjet në Shqipëri për zgjedhjet e 2013 dhe në lidhje me progresin e saj të përgjithshëm për respektimin e detyrimeve të Këshillit të Europës” u shprehën dy raportuesit.Gjatë vizitës në Tiranë dy raporterët e KiE-së Evans dhe Petrenco zhvilluan takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PS-së Edi Rama.Gjatë qëndrimit disa ditor në Tiranë ata janë takuar dhe me aktorë të tjerë politikë, dhe janë njohur me përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.