KQZ mblidhet me 4 anëtarë, Gjonçaj: U cënua legjitimiteti

Pavarësisht situatës kritike të krijuar ditë e fundit, Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve ka vijuar sot normalisht punën duke u mbledhur për të shqyrtuar një sërë vendimesh.Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj ka theksuar se me mënyrën me të cilën u veprua për shkarkimin e përfaqësuesit të LSI-së, Ilirjan Muho, u cënua legjitimiteti i KQZ."E kam të pamundur të uroj anëtarin e ri të KQZ. Shkarkimi i Muhos preku legjitimin e KQZ-së dhe procesit zgjedhor. Tre karriget e lëna bosh flasin shumë ndërsa dorëheqjet janë veprime civile. Sot KQZ është kthyer në organ politik” tha Gjonçaj.Ndërsa kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi pasi i ka uruar mirëseardhjen anëtarit të ri Klement Zguri theksoi se ai është skspert shumë i mirë i zgjedhjeve.Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen sipas përcaktimit dhe do të zhvullohen sipas standarteve të kërkuara. “Nuk zgjidhen problemet me deklarata, drejtohuni institucioneve. Po bëni presione me tre dorëheqjet për të shtyrë zgjedhjet por ato do të zhvillohen sipas standarteve më të mira” tha Kosovrasti.KQZ-ja ka vijuar më pas me rendin e ditës ku janë miratuar një sërë projekt-vendimesh si “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 71 partive politike, si dhe për regjistrimet e Komitetit nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e Alket Trokës si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Fier, i zonjës Laureta Gjoni në Vlorë dhe Skënder Tufën si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore në Tiranë.Ndërkohë, KQZ ka mbetur tanimë vetëm me 4 anëtarë pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga PS-ja dhe mospjesëmarrjen në mbledhje të anëtarit të PBDNJ-it Jani Jani.Socialistët refuzojnë të paraqesin kandidaturat e tyre për vendet e mbetura bosh në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar prej tyre.Ata këmbëngulin se tanimë çështja e KQZ-së nuk është çështje emri por një çështje parimi të shkelur që ka cënuar procesin zgjedhor.“Ne kërkojmë që të ketë një reflektim, për këtë ne kërkojmë që të ketë një kthim në ligjshmëri të Institucionit Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë ne kërkojmë që administrimi i zgjedhjeve të ndahet nga gjithë vala e panikut që e ka përfshirë kryeministrin, që ka përfshirë pushtetin familjar dhe partinë familjare të kryeministrit” u shpreh dje kreu i PS-së Edi Rama.