Berisha: Rritje pozitive të ekonomisë

Pavarësisht situatës së tensionuar politike në të cilën është përfshirë vendi, kreu i qeverisë shqiptare nuk e shkëput vëmenjden nga ekonomia.Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Sali Berisha është ndalur në një raport të Komisionit Europian i cili vlerëson rritjen ekonomike në Shqipëri ndërsa ka premtuar uljen e borxhit publik vitin tjetër.“Sipas raportit vendet e punës në Shqipëri në sektorin publik nuk u ndryshua ndërsa në sektorin privat u rritën me 1.8 përqind. Pra në tremujorin e fundit me 1.8 dhe 6.3 si rritje vjetore. Kjo përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Në Shqipëri shënon rritje punësimi në sektorin privat jo bujqësor, ndërsa në tremujorin e fundit të 2012-ës kjo rritje në fund do të jetë 6.5 përqind.  Ky nivel rritje që kemi ne shoqërohet me një nivel shumë të lartë punësimi. Borxhi publik arriti në 61.5%, që qeveria për këtë vit e ka parashikuar tek 62.6% dhe pas këtij viti fillon kthesa, borxhi publik në mënyrë graduale do të zbresë, ky është zotimi ynë solemn. Ato qëllim që kishim me borxhin po shkojnë drejt realizimit dhe nuk është e nevojshme, projekti ynë përballohet edhe duke ulur borxhin” tha BerishaGjithashtu kryeministri Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj opozitës në lidhje me shifrat e papunësisë.“Punësimi u rrit me 0.5 përqind thotë raporti. Ja përgjigja që i jep Komisioni Europian matematikës së Kosta Barjabës dhe Edi Ramës. Mos të harrojmë që 1 përqind e tregut të punës është një numër i konsiderueshëm” tha kryeministri.Kreu i qeverisë ka theksuar në mbledhjen e qeverisë se raportet e ndërkombëtarëve faktojnë mbrojtjen e ekonomisë së vendit nga kriza si rezultat i nismave të ndërmarra nga qeveria.