Moore mesazh Berishës e Ramës:Të respektohen ligjet, fushatë profesionale
SHBA nëpërmjet zërit të drejtorit për Euroazinë në DASH Jonathan Moore i janë drejtuar shqip 2 liderëve të politikës shqiptare Berisha dhe Rama të zbatojnë ligjet e tu ofrojnë shqiptarëve zgjedhje të mira e me standarte.Pas takimeve 2 ditore në Shqipëri, Moore tha se SHBA ishte e shqetësuar për klimën e tensionuar politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve.“Mesazhi që ndava me ju është esencialisht mesazhi që ndava me ta. Pra, pritja e respektimit të ligjeve, pritja e zhvillimit të një fushate zgjedore profesionale, pjesëmarrje në zgjedhje me qëllim që të shohim Shqipërinë të bëhet një vend i begatë. Të gjithë kanë ndarë me mua qëndrimin se duan që zgjedhjet të mbahen me 23 qershor dhe të gjithë kanë thënë se do të respektojnë rezultatin. Jemi të shqetësuar nga ajo që kemi parë, niveli i lartë i tensioneve politike ndërsa futemi drejt këtyre zgjedhjeve, sërish me pyetje edhe akuza në çështjen e ligjshmërisë” ka theksuar Moore.Duke mos lëvizur nga qëndrimi i shprehur nga ambasada amerikane në Tiranë në lidhje me zëvendësimin e një anëtari të KQZ-së, Moore kërkoi që ky intitucion të funksionojë vetëm në bazë të ligjit, në të kundërt zgjedhjet do të jentë të rrezikuara.“Ne diskutuam gjatë takimeve zhvillimet e ndodhura në parlament në hënën. Sikurse e ka bërë të qartë ambasada jonë, ne dallojmë disa shqetësime lidhur me ndryshimin e balancave për formimin e KQZ-së. Besojmë se ka një argument të fortë ligjor, që vë në pikëpyetje mënyrën se si ka votuar Parlamenti. E megjithatë në duam që KQZ-ja të funksionojë dhe nëse kjo nuk ndodh zgjedhjet nuk mund të zhvillohen me 23 Qershor. Do të shikojmë se si procesi do të vijojë” tha Moore.Zyrtari i DASH kujtoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për procesin integrues të Shqipërisë si dhe vëzhgimin e rreptë të procesin nga OSBE-ja.Më herët, drejtori për Euroazinë në DASH pati një takim me kryeministrin Sali Berisha.