Vendet vakante në KQZ, sot priten debate në Kuvend
Parlamenti pritet të përfshihet sot nga debate të ashpra për shkak të situatës së krijuar në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.Largimi i djeshëm i Albana Shtyllës, krijoi dy vende vakant në KQZ, në një kohë kur procesi për përgatitjet e zgjedhjeve të 23 qershorit ka hyrë në një pikë kritike.Ndërkohë, grupi socialist i cili u mblodh rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm ka vendosur që të mos propozojë emra të rinj për anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve por do ta mbrojë këtë institucion fort në sallën e Kuvendit.Kryetarja e Parlamentit i kërkoi dje kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të sjellë në Kuvend brenda 48 orëve dy propozimet e reja, por nga selia rozë nuk ka ende asnjë shenjë për zëvendësimin e Bibës dhe Shtyllës.