Përgjysmimi i taksave për makinat, Rrushaj: Do rriten arkëtimet. PS: Është politik

Të gjithë drejtuesit e automjeteve të perdorura që nuk kanë paguar taksat për makinat do të paguajnë përgjysëm.Tashmë taksat e automjeteve do të përgjysmohen në bazë të formulës ekzistuese dhe për të dy llojet e karburanteve respektivisht nga 25 lekë në 12.5 lekë për naftën dhe nga 20 lekë në 10 lekë për benzinën.Zv.ministri i Financave, Alfred Rrushaj, shpjegoi se kjo do të ndihmojë familjet shqiptare, të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë. Sipas Rrushaj nga përgjysmimi i taksave do të përfitojnë edhe ata persona që nuk kanë paguar gjatë 2012.“Kjo nismë i vjen në ndihmë shqiptarëve. Në sajë të këtij vendimi parashikohen të rriten arkëtimet e të ardhurave ndërsa 2.5 miliard lekë do të jetë efekt në buxhet i këtij vendimi”-tha Rrushaj.Ndërkohë opozita edhe pse votoi pro uljes së taksave e kundërshtoi nismën. Sipas deputetit Erjon Brace uljet e taksave po krijojnë deficit të lartë në buxhet dhe se gjithçka po bëhet për të marë sa më shumë vota.“Vendimi po bëhet për arsye politike pasi nuk mund të ndryshohen taksat në mes të vitit dhe në fund të mandatit. Me çfarë do të mbulohet deficiti në buxhet, qeveria ka thënë se do ëprdoren të ardhurat nga privatizimet” tha ai.Një tjetër ndryshim në taksat kombëtare ishte edhe heqja e taksës prej 10% të vlerës së tokës bujqësore që shitet.