80% e adoleshentëve seks para 17 vjeç, mjekët: Risk për infeksione seksuale

Sipas një studimi të fundit të bërë nga ISHP-ja vetëm në Tiranë 80% e nxënësve të viteve të dyta e maturante kanë kryer marrëdhënie seksuale.Mjekët e shohin me shqetësimin gati në alarm uljen e moshës ku nisin edhe kontaktet seksuale ku po sipas të njërit raport në këtë moshë, eksperiencat seksuale janë më shumë se një partner.Në maternitetin “Koço Gliozheni” mjekja gjinekologe Diana Canaj thotë se arsye janë pjekuria seksuale në moshë të hershme dhe në anën tjetër kuriozitetit për një eksperiencë të tillë.Risqet e kësaj moshe janë abortet e mundshme dhe infeksionet seksuale ku të dhënat tregojnë se infeksionet seksuale në vend janë në nivelin 90%.Doktoresha Canaj thotë se për fat të mirë adoleshentët janë më të sensibilizuar për të shmangur shtazënitë e padëshiruara ndërsa probleme është raportet e pakontrolluara seksuale që krijojnë adoleshentët, kryesisht femrat.