Raporti i Soros:Femrat besojnë më shumë në polici sesa meshkujt

Besimi ndaj uniformave blu dhe ndaj ligjit në tërsi është më i madh tek femrat sesa tek meshkujt. Të dhënat paraprake të kësij raporti janë të fondacionit Shoqëri e Hapur, ku diferenca e besimit është e madhe ndaj gjinive.Ekspertë të cilët kanë kryer studimin thonë se kjo ka ndodhur edhe për faktin se femrat kanë pak kontaktet të drejtëpërdrejta me këto institucione ndërsa meshkujt më shpesh se ato duke u bërë edhe viktima të mitmarrjeve.Ndërsa ana tjetër e medaljes është se femrat kanë më pak besim tek politika për të mos thënë se nevili i besimet tek politika është mjaft i ulët tek fermat, afër 0. Alban Nelaj, drejtori ekzekutiv i fondacionit Shoqëria e Hapur thotë se 48% e shqiptarëve nuk e ndjejnë veten afër me asnjë parti.Ky raporti i besueshmërisë ndaj institucioneve dhe politikës ka ardhur si rezultat i 1.208 intervistave të vlefshme në 12 qarqet e Shqipërisë, në fshat dhe qytet. Për uljen e mitmarrjes dhe fitimin e besimit të institucioneve ekspertët e lidhin edhe me procesin elektorik ku 80% e institucioneve nëpërmjet dixhitalizimit shmangin kontaktet qytetarë-zyrtarë.