Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka kërkuar nga klasa politike në Shqipëri të respektojnë pavarësinë e KQZ-së.Në një prononcim për mediat nga Vora, diplomati amerikan ka theksuar KQZ-ja aktuale është e aftë të administrojë zgjedhjet e 23 qershorit.“Një javë më parë ne nxorrën një deklaratë në lidhje me situatën. Dhe duke parë parsysh rëndësinë është që të kuptohet qartë se kush ëhstë pozicionin i SHBA-së. KQZ-ja ka përgjegjësi për oganizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. KQZ-ja është formuar dhe është mandatuar siç duhet dhe ligjërisht. Është institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye është me rëndësi që të respektohet pavarëisa e këtij institucioni. KQZ-ja duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet e ndonjë individi apo institucioni dhe kjo duhet të përfshijë edhe Parlamentin. Në momentin që LSI-ja u tërhoq dhe u vendos në koalicion me PS-në pa mëdyshje kjo ka krijuar ndryshim rrethanash përfshirë edhe 89 KZAZ-të dhe kur flasim për kushtet e ndryshuara për këtë bëhet fjalë. Por pozicioni i SHBA-së është që KQZ-ja siç është e përbërë aktualisht ka jo vetëm kapacite por edhe përgjegjësinë që të trajtojë çështjet që do të ngrihet nga administrimi i zgjedhjeve dhe kjo sigurisht përfshin edhe KZAZ-të por nuk kufizohet me këtë. Me rëndësi është që KQZ-ja të lejohet ë bëjë punës e saj. Qartazi ka nevojë për lëshime dhe ky është thelbi i çdo demokracie funksionale, bërja e lëshimeve.Gjithashtu ambasadori amerikan theksoi se ndryshimi i rregullave në gjysmë të lojës prek besueshmërinë e shqiptarëve tek zgjedhjet.“Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe pika që ne kemi thënë është një apel ndaj të gjithë insitucione, atyre që janë në qeveri dhe atyre në opozitë që të veprojnë në mënyrë që të rrisin besimin e njerëzve, besimin jo vetëm të rezultateve por edhe në mënyrën që duhet të zhvillohen dhe ky është një apel. Ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit është mënyra e gabuar për të ndyshuar besimin që kanë njerëzit” shtoi Arvizu.
I të njëjtit qëndrim ka qenë edhe kreu i prezencës së OSBE-së, por ndryshe nga Arvizu, Wollfarth ka qenë më i kujdeshëm në deklaratën e tij, duke i mëshuar faktit të domosdoshmërisë së dialogut mes partive politike dhe respektimit të shtetit ligjor.
“Ajo çka është më e rëndësishmja është shteti i së drejtës. Sot, në parlament vazhdon diskutimi. Ende nuk është marrë asnjë vendim dhe është tejet e rëndësishme që të ketë dialog midis partive politike dhe të mos humbasë kurrë vëmendja nga shteti ligjor. Unë do të bashkohem me ata që bëjnë thirrje për diskutimin e situatës.Nuk ka dyshim që KQZ-ja aktuale është aty ku duhet dhe se është zgjedhur siç duhet, por ndërkohë që ka zhvillime, nevojitet më shumë dialog dhe ky dialogu duhet zhvilluar mes partive politike. Parlamenti është, sigurisht, një vend i mirë për këtë.Besoj se e thashë gjithçka që mund të thuhet. Ajo që mua më intereson është shteti i së drejtës. Le të shohim se çfarë do të bëjnë politikanët shqiptarë” deklaroi Wollfarth për gazetarët pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Prezencës dhe Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, për monitorimin e medias gjatë fushatës zgjedhore.