Zëvendësimi i anëtarit të KQZ-së, Koka: S`do lejojmë shkeljen e ligjit në Kuvend

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të lejojë që në Parlament të shkelet ligji duke u votuar largimi i anëtarit të kësaj force politike nga KQZ-ja.Kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar të LSI-së Lefter Koka në një prononcim për “Ora News” para nisjes së seancës plenare.“Nisma e PD-së për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së është dhunim i ligjit. Sot ne jemi në parlament për të mos lejuar dhunimin e ligjit dhe më pas do të ketë hapa ligjore që do të ndërmerren nga LSI-ja"theksoi Koka.I pyetur në lidhje me votën e 3 deputetëve të larguar nga PS-ja, Koka është shprehur se ata duhet t`u largohen pasioneve politike por duhet të punojnë për të mirën e vendit.“Shpreh keqëardhjen për 3 kolegët ndoshta emocionet ndaj mosqënurit në listën e deputetëve kanë bërë që emocionet negative po rëndojnë në procesin zgjedhor. Unë uroj që ata të dalin nga pasionet e tyre politke dhe ti shërbejnë vendit” është shprehur Koka.Ndërsa deputeti i PS-së Damian Gjiknuri e cilësoi zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ si goditje e rëndë që po i bëhet procesit zgjedhor.“Kjo është një tentativë për një goditje të rëndë të procesit zgjedhor. Rasti i ngjashëm ka ndodhur vetëm në 96” është shprehur Gjiknuri përpara nisjes së seancës plenare.