Largimi i anëtarëve të KQZ-së, Zguri: Rast i përsëritur
Shkarkimi i një anëtari të KQZ nuk bëhet për herë të parë nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo madje është një situatë e përsëritur edhe në tre raste të të tjera.Sipas ish anëtarit të KQZ-së që pretendon të jetë sërish pjesë e administrimit zgjedhor në KQZ Klement Zguri mandati i anëtarëve të KQZ-së është ndërprerë në vitin 2004, në vitin 2008 dhe në vitin 2012.Këto mandate thotë Zguri në një bisedë telefonike për “Ora News” janë ndërprerë për shkak të marrëveshjeve politike dhe jo për shaka të parashikimeve të kodit zgjedhor siç e pretendon opozita që i referohet nenit 18 të këtij kodit.Në bazë të këtij neni mandati i anëtarit të KQZ-së përfundon kur ai kryen veprimtari politike, mbush moshën për pension, vdes, jep dorëheqjen nga detyra ose kur cënon veprimatarinë e KQZ-së, parashikime këto të cilat nuk janë ndërmarrë nga anëtari i LSI-së në këtë institucion.Po sipas Klement Zgurit edhe në rastet e iniciativave të ndërmarra nga Kuvendi në vitin 2004, në vitin 2008 dhe në vjeshtën e 2012 asnjë prej këtyre pikave nuk ekzistonte në kushtet kur Kuvendi ka vendosur të ndryshojë me votë parlamentare trupën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.E megjithatë shkarkimi i anëtarit të LSI-së në KQZ mbetet në pikëpyetjen e një procesi votimi që do të mbahet këtë të hënë në seancë plenare.Ndërsa mazhoranca duket e vendosur për ta çuar më tej këtë proces për të emëruar përfaqësuesin e PR në KQZ, në bazë të parashikimeve të nenit 14 të kosit për barazpeshën politike në KQZ, PS e LSI e kanë konsideruar këtë iniciativë anti-ligjore, kjo duke iu referuar pikërisht parashikimeve të nenit 18 të kodit zgjedhor.Një ditë më parë anëtari i LSI-së në KQZ përjashtoi mundësinë e dorëheqjes së tij si opsion për zgjidhjen e ngërçit politik të krijuar së fundi.