Berisha me të rinjtë në Fier: Mikrokredi për punësimin tuaj
Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim të formatit "Town hall" me të rinjtë e qytetit të Fierit.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se edhe pse janë bërë shumë përparime në sistemin arsimor ka ende shumë punë për të bërë për të rritur cilësinë në universitete.“Sot unë çel një seri takimesh me të rinjtë. Në fakt, nga 8 dhjetori e deri sot të rinjtë janë ata që kam takuar e do të takoj më shumë. Por këto 10 ditë do bashkëbisedoj për problematikën e të rinjve shqiptarë. Akoma kemi shumë për të bërë në fushën e arsimit, sikurse kemi shumë bërë për të përshtatjen e cilësisë së shkollave të larta me tregun e punës. Akoma s`kemi dhënë mbështetjen atyre të rinjve që s`duan të ndjekin universitetin por ata kanë mundësi që me shkollat profesionale të jenë të dobishëm. Akoma kemi shumë për të bërë për cilësinë. Por jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për këtë” theksoi Berisha.Kryeministri Berisha premtoi gjithashtu se qeveria do të bëjë gjithçka për punësimin e të rinjve duke ofruar edhe mikro-kredi për ata të cilët dëshirojnë të hapin biznesin e tyre."Ju kërkoni punë, pas diplomës që morët, ju duhet punë. Ne morëm një vendim unik, pagesën nga shteti të sigurimeve shoqërore për tre vjet për këdo që punëson të rinjtë. Përsa i përket punësimit, po mendojmë mikro-kreditë për të rinjtë, që duan të hapin biznese për vete. Bashkia e Tiranës i ka miratuar të parat. Mos harroni se kemi një krizë ndërkombëtare, por Shqipëria nuk ran ë recension, ndaj dhe Komisioni Europian theksoi se Shqipëria pati një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se vendet e rajonit, se i rezistoi krizës dhe ekonomia dëshmoi një elasticitet shumë të madh” tha kryeministri.Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria gjatë këtyre viteve ka bërë të mundur uljen e çmimit të internetit dhe të telefonicë celulara duke premtuar uljen e mëtjeshme të këtyre tarifave.“Në politikën tonë, kur ne pak vite më parë, shpallëm projektin Shqipëria dixhitale, heroi i ditës ishte i riu dhe nuk gabova. Ne jemi kombi më i ri në Europë dhe kemi çdo mundësi për të kaluar nga prapambetja e madhe ku ishim. Vetëm 4.5% e të rinjve e njihin internetin, ndërsa sot nëse ju klikoni në statistikën e Fb, do gjeni Shqipërinë në vendet e para dhe 15% prej jush, janë miqtë e mi në Fb. Unë di që ju mundonte shumë çmimi i telefonisë celulare, që janë ulur 3-5 herë pa llogaritur ofertat. Kjo ëhstë bërë me reforma. Së shpejti, ju do keni në celular 4G. Një gjë ju garantoj: sa të jetë kjo qeveri në pushtet, do bëjë çmos të ulë çmimin e internetit, sepse internet është njohuri” ka theksuar më tej kryeministri.