Reforma më e re e MD-së, avokat falas për qytetarët në çdo qytet
Ministria e Drejtësisë do të hapë zyra juridike falas për qytetarët në çdo qytet të Shqipërisë.Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook” ministri i Drejtësisë Eduard Halimi theksoi se reforma më e re e ndërmarrë nga qeveria shqiptare do të shqyrtohet këtë javë në komisionet parlamentare.“Java që vjen është java e një reforme të rëndësishme për sistemin e drejtësisë me fokus qytetarin. Është e domosdoshme që ne të hapim zyra juridike në çdo qytet dhe të informojmë qytetarët. Informimi i tyre është një hap më shumë drejt rritjes së kulturës juridike, rritjes së ndërgjegjes qytetare, rritjes së zbatimit të ligjit, konsolidimit të drejtësisë, uljes se kriminalitetit, forcimit të shtetit ligjor. Me nismën e Kryeministrit Berisha, një grup ekspertësh të Ministrisë së Drejtësisë dhe Euralius-it kanë përfunduar Reformën e Ndihmës Juridike dhe këtë javë diskutohet në komisionet parlamentare” shkruan ministri Halimi.Ai thekson më tej se çdo qytetar ka nevojë të informohet mbi legjislacionin, ta kuptojë atë dhe të ndihmohet pavarësisht të ardhurave që ai disponon.“Është e domosdoshme që ne të hapim zyra juridike në çdo qytet dhe të informojme qytetarët. Informimi i tyre është një hap më shumë drejt rritjes së kulturës juridike, rritjes së ndërgjegjes qytetare, rritjes së zbatimit të ligjit, konsolidimit të drejtësisë, uljes se kriminalitetit, forcimit të shtetit ligjor: jo taksa dhe tarifa gjyqësore për grupet vulnerable; jo taksa dhe tarifa gjyqësore për viktimat e dhunës; avokatë falas në çdo qytet të madh të vendit, që do të ndihmojnë falas të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të kenë një avokat dhe 6 klinika ligjore, që do të ndihmojnë qytetarët që të informohen mbi të drejtat e tyre”, përfundon ministri i Drejtësisë.