Disa zona të vendit pa energji elektrike, shkak remontet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2013, 09:25
Disa zona të vendit do të kenë për disa orë sot mungesë të energjisë elektrike për shkak të remonteve që do të zhvillohen nga CEZ Shpërndarje.Në një njoftim të saj, CEZ Shpërndarje thekson se për shkak të një defekti do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në në rrugën "Muhamet Gjollesha" dhe në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.Gjithashtu, ndërprerje të energjisë do të ketë në fshatrat Golem dhe Seferaj, në Bashkinë Rubik dhe në Rrëshen, në qytetin e Shkodrës, në fshatrat Dukat, Radhimë dhe Tragjas në Vlorë, në qytetin e Divjakës dhe në fshatin Uznovë të Beratit.Në njoftimin e CEZ Shpërndarje thuhet se të gjitha remontet do të kryhen nga ora 09:00 deri në orën 15:00 të ditës së sotme.