Mediu në Mirditë: Duhet kohezion mes partive të djathta në koalicion
Partia Republikane ka zhvilluar një takim elektoral në Mirditë, ku u prezantua edhe kandidati për deputet, Besnik Lleshi.Në fjalën e tij, kryetari i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se priroritetet e maxhorancës gjatë dy mandateve kanë qënë absolutisht në drejtim të mirëqënies së qytetarit, si në rrafshin ekonomik, ashtu edhe në arsim, shëndetësi, mjedis, por pa harruar asnjëherë dhe çështjen kombëtare.Mediu gjithashtu theksoi se duhet kohezion mes partive të djathta në koalicion ndërsa ka sulmuar edhe taksës progresive të Partisë Socialite.“Tendenca e PS për të shkatërruar sistemin fiskal nëpërmjet taksës progresive, do të thotë shkatërrimi I sektorit privat i cili është në hapat e para të konsolidimit të tij. Orientimi drejt taksës progresive dhe prioriteti drejt sektorit publik kundër tendencës së lirisë dhe ekonomisë së tregut është rruga drejt një krize ekonomike të pashmangshme. Heqja e tatimit për rrogat nën 300 mijë lekë dhe politika të tjera kanë një synim harmonizimin e zhvillimit dhe kohezionit social në vend” u shpreh Mediu.