Balla: Qeveria e ka shndërruar FA-në në një supermarket armësh
Ne vijim te fushates denoncuese, “100 arsye për të mos votuar Berishën”, deputeti Taulant Balla akuzoi qeverine per ate qe ai e quajti dështim me Forcat e Armatosura.Ne nje deklarate per mediat, Balla eshte ndalur ne raportin e OKB, qe sipas Ps vertetoi se “qeveria shqiptare i ka shndërruar Forcat e Armatosura në një supermarket armësh”.“PS ka denoncuar Sali Berishën dhe Ministrinë e Mbrojtjes, drejtuesin e kësaj ministrie, Arben Imamin si shkaktar i rrënimit të Forcave të Armatosura. Kemi denoncuar trafikimin e armëve, që u vërtetua nga hetimi i organizatës së OKB-së.”- deklaroi Balla.Me pas Balla akuzoi qeverine edhe per pergjim te opozites, duke pohuar se PS ka prova të forta shkresore që vërtetojnë blerjen dhe përdorimin e pajisjeve të përgjimit.