Ish të përndjekurit politik protestë para Parlamentit, lidhen me zinxhirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2013, 09:58
Ish-të përndjekurit politik i rikthehen protestës përpara Parlamentit.Para nisjes së seancës plenare ata janë lidhur me zinxhirë në shenjë proteste ndërsa deklarojnë se tubimi i tyre është paqësor, vetëm për të tërhequr vëmendjen e pushtetarëve për zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin e tyre.“Kërkojmë të miratohet dëmshpërblimi për vitet që kemi kaluar në burg” kanë theksuar ish të përndjekurit.Ndërkohë situata duket se është tensionuar dhe policia ka ndërhyrë për largimin e tyre nga pjesa para Parlamentit.