Sherr mes krushqëve në Elbasan, një i plagosur me thikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2013, 16:18
Një sherr mes krushqëve ka çuar në plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit ku 43-vjeçari Arben Qosja është qëlluar me thikë nga një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.Mendohet se autori dhe 43-vjeçari mund të jenë krushqinj me njëri-tjetrin por nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në kirurgjinë e spitalit të qytetit ku sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pasi është goditur tre herë me thikë pranë zemrës.Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes ndërsa po vijon kërkimet për kapjen e tij.