Ekspozita “Pranvera Art 4”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2013, 11:38
130 vepra arti prej 4 ditësh janë të paraqitura në ekspozitën Pranvera Art për artëdashësit, nga 65 artistë shqiptarë.E organizuar për të katërtin vit rradhazi, ekspozita ka si qëllim të afrojë publikun drejt artit, me portretet, peisazhet dhe skulpturat që përmban. Skulptorja Armida Laçej qartëson më tej titullin e ekspozitës, e kthyer në një traditë.Si pjesëmarrës i kësaj ekspozite, piktori Gjergj Marko, u shpreh optimist për interesimin nga qytetarët, të cilët kanë qënë të pranishëm jo vetëm si vizitor, por edhe si klient.Pranvera Art, ekspozita e organizuar për herë të parë në vitin 2009, mirëpret artëdashësit deri më 15 Prill në Muzeun Kombëtar.