Vijojnë çmimet e larta të fruta-perimeve në tregjet e kryeqytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2013, 14:15
Vijojnë çmimet e larta të fruta-perimeve në tregjet e kryeqytetit. Prania e pakët e mallrave që prodhohen brenda vendit ka bërë që çmimet e këtyre produkteve të qëndrojnë ende të shtrenjta për xhepin e qytetarëve në krahasim me të njëjtën periudhë të viti të kaluar.Ndërsa shitjet ndikohen drejtpërdrejt nga çmimet si dhe mundësia blerëse e qytetarëve disa prej produkteve kanë pësuar rënie të çmimeve për shkak të rritjes së volumit të tyre në treg nga prodhimet e hershme të stinës.Ngritja e temperaturave pritet të sjellë edhe rritjen e sasisë dhe larmishmërisë së produkteve të vendit në treg e për pasojë edhe uljen e çmimeve të tyre për të gjithë qytetarët.