Rama në Petrelë: Reformim të sistemit arsimor pas 23 qershorit

Të rinjtë kanë qenë në fokus të programit të Rilindjes të prezantuar nga kryesocialsiti Edi Rama  në komunën e Petrelës.Në fjalën e tij para të rinjve të Petrelës, kreu i opozitës është angazhuar se me ardhjen në pushtet pas 23 qershorit, qeverisja socialiste do ti japë rëndësi të veçantë reformimit të sistemit arsimor, ndërsa është shprehur se sistemi aktual nuk garanton asnjë perspektivë.“Ne jemi të vendosur që t`i kthejmë shkollat në qendra komunitare. Ne jemi të vendosur që t`ua kthejmë investimet prindërve tuaj që sakrifikojnë shumë për t`ju çuar juve në shkollë, por njëkohësisht t`ju kthejmë juve në fund të këtij rrugëtimi investimin e energjive të kohës dhe të mundit tuaj për t`u pasuruar me dije” ka theksuar Rama.Ndërsa është ndalur tek jetesa e të rinjëve në fshat kreu i opozitës tha se do tu jepen mundësi atyre që jetojnë në fshat që përmes tokës të krijojnë edhe mirëqenie, pasi aktualisht kjo sipas tij nuk po ndodh.“Toka sot nuk u jep njerëzve që jetojnë në fshat mundësinë që të krijojnë miqëqënie dhe ne duam që toka t`a bëjë këtë. Ashtu siç e bën në të gjitha vendet e Europës, ku nuk ka më fshatarë të varfër, nuk ekzistojnë fshatarët e varfër. Sepse toka është një pasuri e madhe që mund të prodhojë pasuri të mjaftueshme për njerëzit që jetojnë në fshat dhe mund të garantojë vazhdimësinë e një jete normale për gjeneratat e reja të fshatit” është shprehur Rama.Një tjetër premtim për të rinjtë ka bërë kreu socialist është rikthimi i besimit se ëndërrat  janë të realizueshme.“Në programin tonë ne kemi një zotim, një zotim themelor, që vajzave dhe djemve të ëktij vendi t`ju japim arsye të besojnë se ëndrrat dhe preset e tyre janë plotësisht të realizueshme nëse së bashku fitojmë zgjedhjet e ardhshme dhe së bashku e kthejmë fitoren në një instrument që të hapi rrugë të reja dhe prespektiva të reja për çdo vajzë dhe djalë të këtij vendi” përfundoi kryesocialisti.