Qytetarët i gëzohen Pranverës, shëtisin në Parkun e Liqenit

Qytetarët e Tiranës veçse tashmë janë duke iu gëzuar rrezeve të diellit dhe trokitjes së pranverës së vërtetë. Periudha e zgjatur e shirave, e cila e mbajti për një kohë relativisht të gjatë stinën e bukur të pranverës larg nesh, duket sikur tashmë është tërhequr në skutat e saj të lagështa, ndërkohë që pranvera ka sjellë gjelbërimin dhe gëzimin tek të gjitha grupmoshat.Ndërsa kanë dalë për shëtitje, vrap apo shijimin e qetësisë që vetëm natyra ta fal, qytetarët shprehen për nevojën e sa më shumë hapësirave të gjelbëruara në kryeqytet e cila ndikon drejdërdrejtë për frocimin e shëndetin të tyre.Në këto 2 dekada numri i qytetarëve në kryeqytet është shumëfishuar duke shtuar kështu edhe nevojën për sa më shumë hapësira të gjelbërta dhe parqe natyrore në metropolin e Shqipërisë.