Berisha në Fier: Brenda 2 viteve do asfaltojmë të gjitha rrugët
Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Meto Asim - Kafaraj, në qarkun e Fierit.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka ripërsëritur se prioritet për qeverinë zhvillimi i Shqipërisë rurale. Aika premtuar gjithashtu asfaltimin e të gjitha rrugëve brenda dy viteve të mandatit të ardhshëm qeverisës.“Sot pas 8 vitesh kemi ndërtuar mijëra km rrugë ndërsa 60 % e investimeve ka shkuar për Shqipërinë rurale. Kemi asfaltuar 8000 km rrugë dhe brenda dy viteve të para të mandatit të ardhshëm përfundojmë të gjitha rrugët. Ne sot inagurojmë rindërstimin e plotë të rrugës Meto Asim-Kafaraj në komunën Frakull, rrugë që lidh këtë komunë me me superstradën Levan-Damës. Kemi ndërtuar mbi 1000 shkolla, qindra ujësjellësa ,4 vitet që vijnë do ndërtojmë infrastukturën më moderne. Kemi bërë gjithçka për të parandaluar korrupsionin.Do japim fonde për projektet tuaja,nuk kemi bërë diferencime politike në shpërndarjen e granteve. Paketa e re fiskale do rrise fitimet e fermerëve, do hiqet taksa e fermerëve që blejnë tokë. Ne kemi punuar në këto katër vite dhe puna jonë është e dukshme në rrugë, shkolla etj” u shpreh kryeministri.Gjithashtu kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe kryesocialistin Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij për ndërtimin e rrugëve.“Rama gënjen duke thenë se gjatë këtyre 8 viteve nuk është ndertuar asnjë rrugë. Rama është pushtuar nga errësira e pushtetit. Dje i deklaronte shqiptarëve se janë në rrezik” tha Berisha.Rruga, me gjatësi 8.5 kilometër, qe eshte financim i qeverisë shqiptare, BERZH dhe BEI, me vlerë 238 milionë lekë. Kjo rruge lidh 5 fshatra të komunave Frakull dhe Levan me njëra - tjetrën, por edhe me luginën e Vjosës dhe autostradën Levan - Tepelenë.Segmenti i ri rrugor Meto Asim - Kafaraj është i pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës. Fermerët e kësaj zone, të njohur për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, do të kenë mundësi të shesin produktet e tyre jo vetëm në tregun e Fierit, por edhe në tregun e Vlorës.Ky investim shkurton kohën e udhëtimit 3 herë krahasuar me atë përpara rikontruksionit të rrugës, duke lehtësuar gjithashtu lidhjen me qendrat administrative, shërbimet arsimore dhe ato shëndetësore. Me këtë investim, infrastrukturës rrugore të rrethit të Fierit i shtohet edhe një unazë që lidh rrugën Cakran - Qafë e Koshovicës me autostradën Levan - Tepelenë, duke i dhënë më shumë frymëmarrje lëvizshmërisë së mjeteve drejt Vlorës dhe Tepelenës.