Fushë Arrëz, protestuesit pushtojnë zyrat e fabrikës së bakrit

Rreth 100 banorë të Fushë Arrëzit në rrethin e Pukës kanë protestuar sot në mjediset e jashtme të fabrikës së pasurimit të bakrit. Ata kanë kërkuar që të punësohen në fabrikë, pasi sipas tyre ka patur një marrëveshje për ti marrë në punë gradualisht.Protesta ka nisur e dhunëshme që në minutat e para, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shefi i forcave të rendit të Pukës, Pëllumb Uka.Uka është qëlluar me mjete të forta dhe është nisur menjeher në spital, ndërsa burimet e bluzave të bardha thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.Protestuesit janë përleshur me policinë, e cila bllokoi hyrjen e tyre në fabrikë. Në këto kushte, situata është acaruar dhe policia ka qëlluar në ajër për të zmbrapsur turmën, por protestuesit nuk janë larguar.Në këto kushte, në drejtim të Fushë Arrëzit janë nisur edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë nga Shkodra. Me të mbërritur atje, kanë tentuar ta vënë fabrikën nën kontroll, por ka qënë e pamundur pasi protestuesit tashmë kishin hyrë në fabrikë dhe pushtuar zyrat. Policia mban fabrikën e rrethuar, ndërsa brenda saj vazhdojnë të qëndrojnë protestuesit. Xhamat e godinës dhe disa objekte të tjera të saj janë thyer.Fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz i është dhënë në konçesion një firme turke, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se kjo kompani nuk u është përgjigjur atyre as për ndotjen e tokës, as për ndotjen e ujit, as të ajrit dhe as që ka shtuar fuqinë punëtore nga zona, siç ka qënë marrëveshja.